Gocevski: Nuk ka logjikë që të formohet edhe një Ministri shtesë

Maqedonia

Gocevski: Nuk ka logjikë që të formohet edhe një Ministri shtesë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:59
Dragan Gocevski

Shtatë deputet përmes dy propozim ligjeve kërkojnë të formojnë ministri të re për sistem politik dhe mardhënie mes komuniteteve. Ekspertët thonë se në këtë nuk ka asnjëfarë logjike dhe paralajmërojnë në shfrytëzimin e Marrëveshjes së Ohrit si floskulë për hapjen e kësaj ministrie.

18 vjet pas nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes kornizë, kërkohet ministri të veçantë për zbatimin e saj. Deputetët Jovan Mitrevski, Zeqir Ramqilloviq, Panço Minov, Artan Grubi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili deri te Kuvendi dorëzuan propozim ligj për themelimin e Ministrisë për sistem politik dhe mardhënie mes komuniteteve. 

Në propozim, ata arsyetojnë se ka nevojë nga një ministri të tillë për shkak të funksionimit të shtetit në pjesën e çështjeve të lidhura me sistemin politik, zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe principet që dalin nga marrëveshja, si dhe përparimi dhe mbrojtja e të drejtave të pjestarëve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Profesori universitar Dragan Gocevski për Radio Evropa e Lirë thotë se nuk ka asnjë nevojë reale për formimin e kësaj ministrie. Ai thotë se sekretariati për implementimin e marrëveshjes kornizë, si trup qeveritar, ka më shumë ingerenca në aspektin e vëzhgimit dhe koordinimit të zbatimit të marrëveshjes, sese një ministri. 

"Nuk ka logjikë, as empirike, as asgjë. Kështu në shikim të parë shihet se dëshirojnë ta rregollojnë mardhënien e punës të 1700 personave të cilët marrin rrogë ndërsa nuk kanë vende pune reale", thotë Gocevski.

Me viti të tëra të punësuar sipas marrëveshjes kornizë, marrin rrogë pa shkuar në punë sepse shteti nuk ka krijuar vende pune për ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat