Shënohet dita e “Komunës së Tetovës” ja personat që moren çmime

Maqedonia

Shënohet dita e “Komunës së Tetovës” ja personat që moren çmime

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:13
Komuna e Tetovës

Në Komunën e Tetovës në shënimin e ditës së kësaj komune, u bë një përmbledhje e punëve që u kryen gjatë vitit që shkoi, por edhe për sfidat që i presin qytetarët gjatë këtij vit. Në këtë rast, u ndanë edhe disa çmime.

Ja dhe fjalimi i Kryetares Teuta Arifi me rastin e ditës së “Komunës së Tetovës”:

 

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare,

Të nderuar këshilltarë, drejtorë të ndërmarrjeve publike,

Shumë të respektuar të pranishëm dhe përfaqësues të mediave,

Sot kur shënojmë 3 marsin, Ditën e komunës së Tetovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të qëndroj përprara jush për të dhënë një përmbledhjetë punëve të cilat i bëmë në vitin që shkoi, por edhe për sfidat që na presin bashkë nëvitet që vijnë.

Tash për më shumë se një vit ne punuam me shumë bindje dhe përgjegjësi institucionale për Tetovën që duam, një vizion ky që kërkon përkushtimmbi vlerat dhe bindjet e veprimit të drejtë institucional, si një pikënisje dhe rrugëtë shëndoshëmbi të cilën duhet punuar në vazhdimësi, që komuna t’i shërbejnë qytetarit dhe nevojave që ai ka.

Një menaxhim i mirë me qytetin nënkupton të njohëshnevojat dhe hallet e qytetarit, dhe njëkohësisht të udhëheqësh duke respektuar pritshmëritë e tij.

Problemet dhe sfidat shumëvjeçare të qytetit nuk zhbëhen përmes zgjidhjeve gjysmake dhe afatshkurtëra. Pikërisht për këtëne zgjodhëm një rrugë jo të lehtë dhe aspak populiste, duke trajtuar dhe duke zgjidhur problemet e mëdha në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme.

Këtë vit ne filluam dhe finalizuam disa nga projektet infrastrukturore të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin e përgjithshëm të qytetit. Arritëm të asfaltojmë dhe rikonstruojmë rrugën Murat Baftijari, me vendosjen e ndriçimit publik, ndrimin e tërësishëm të rrjetit të ujësjellësit, si dhe vendosjen nëntokësore të rrjeteve elektrike dhe telekomunikacionit.Këtë muaj do të përfundojmë edhe trotuaret e kësaj rruge, e cila ka një rëndësi të veçantë ekonomike për qytetin, si qendër e ndërmarrësisë artizanale dhe veprimtarisë autentike.

Në vitin që kaloi përfunduam dhe vendosëm në funksion edhe Urën e Kazazëve. Kjo urë e cila lidh 2 anët e qytetit përgjatë lumit Shkumbin, bart mbi vete edhe epitetin e një trashëgimie jo aq të largët kulturore, dhe që sot është padyshim një vlerë e shtuar edhe për sa i përket qarkullimit efikas të automjeteve dhe qytetarëve në këtë pjesë të qytetit.

Duke respektuar të drejtën e qytetarëve për shtigje të sigurta kalimi, bëmë rikonstruimin me pllaka bekatoni tëtrotoareve në afërsi të shkollës së mesme Tekstile, një pjese të bulevardit qendror si dhe bulevardit Bllagoja Toska. Për ti vënë këto hapësira publike tërësisht në funksion të qytetarit, instaluam edhe ndriçimin publik, ulëse si dhe kosha për mbeturina.

Poashtu duke vendosur shtylla metalike ne rrugët qendrore të qytetittransformuam vendparkimet joformale në shtigje të sigurta kalimi përkëmbësorët.

Në kuadër të investimeve infrastrukturore filluamndërtimin dhe hapjene rrugës në bllokun 4 në lagjen Drenovec, me ndriçim publik dhe kanalizim atmosferik.

Një nga projektet më të rëndësishme është edhe fillimi i ndërtimit të urës në rrugën Shipkovicë-Brodec,projekt ky në vlerë prej 7.5 milionë denarë, që financohet pjesërisht nga Byroja për Zhvillim Rajonal me kofinancim nga Komuna e Tetovës.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor nënshkruajtëm kontratën për ndarje të mjeteve financiare në vlerë prej 5 milion denarësh, me të cilat do të bëhet projektimi dhe përgaditja e dokumentacionit teknik, për ndërtim të sistemit të kanalizimit dhe trajtimit të ujërave të zeza në fshatrat e malësisë së Tetovës.

Duke punuar bashkë për një komunë dhe për një qytetfunksional të ndërtuar mbi shtyllat e një mentaliteti të shëndoshë urban, ne qëndruam të bindur se koncepti i mirëqenies kolektive ishte rruga e vetme dhe e pakontestueshme kundrejt një mendësie të trashëguar të përfitimit klanor të cilën vendosëm ta luftojmë.

Në këtë drejtim, për më pak se një vit arritëm të ngrisim institucionalisht veprimin e Inspektoratit të Komunës së Tetovës. Ky sektor komunal brenda një viti arriti të kryejë një numër të madh të kontrolleve inspektuese, në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, ndërtimtarisë, mbarrëvatjes së procesit edukativo-arsimor si dhe inspektimit rrugor.

Brenda vitit,i kryen me sukses mbi 471 inspektime, u shqiptuan 113 dënime, u inicuan 22 procedura për kundërvajtje si dhe 35 ndalesa veprimi.

Në anën tjetër Sektori për urbanizëm dhe menaxhim të tokës ndërtimore ka procesuar mbi 16000 lëndë, që janë në funksion të zhvillimit të mirëfilltë dhe të qëndrushëm urban. Një planifikim korrekt urban është padyshim parakushti kryesor mbi të cilin duhet të mbështetet zhvillimi dhe rritja e një qyteti me tendenca të theksuara ekspanzive si Tetova.

Në drejtim të zhvillimit social, arsimor dhe kulturor të qytetit tonë më lejoni të cek disa nga projektet më të rëndësishme që ndikuan dhe nxitën zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të komunës së Tetovës.

Duke promovuar në vazhdimësi politika për një zhvillim cilësor të arsimit, nxënësit dhe profesorët e shkollave të mesme të Tetovës si asnjëherë më parë kishin mundësinë për të marrë pjesë në projektet e programit Erasmus+, që ndikuan në përvetësimin e përvojave ndërkombëtare, ngritjen e cilësisë së arsimit, shkëmbimin e njohurive si dhe avancimin e metodologjive mësimore.

Një tjetër parim të cilin ne e besuam dhe të cilit i qëndruam plot bindje, është politika jo selektive dhe pa kompromise hatresh për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme. Falë këtyre politikave pozitivenxënësit tanë tanimë kryesojnë listat e çmimeve në garat rajonale, nacionale dhe ndërkombëtare, dhe janë pjesëmarrës aktiv të shumë programeve ndërkombëtare në vende si: Gjermania, Sllovenia, Çekia, Spanja, Zvicra, Turqia etj.

Paralelisht me investimin në kapacitet njerëzore të mësimdhënësve dhe nxënësve, vazhduam me investimet kapitale në infrastrukturën shkollore që janë parakusht i një zhvillimi të përgjithshëm të procesit edukativo-mësimor.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, filluam vitin e ri shkollor me 25 milion denarë investime kapitale në ifrastrukturën e objekteve shkollore. Duke qenë në hap me trendetmoderne të mësimdhënies, digjitalizuam procesin mësimor dhe pajisëm shkollat me 100 projektorë dhe smart boarde që janë sot në shërbim të nxënësve tanë.

Në Gjimnazin 7 Marsi, ndërtuam 2 amfiteatre të mësimdhënies, kurse në fshatin Shipkovicëështë në përfundim sallae sportit në kuadër të shkollës filllore Rexhep Voka. Në fshatin Xhepçisht hapëm qendrën për zhvillim të hershëm fëmijëror në kuadër të Çerdhes Rinia, e cila për momentin ka në përkujdesje 50 fëmijë të moshës parashkollore, dhe përfunduam punët ndërtimore në qendrat për fëmijë në fshatrat Brodec dhe Gajre.

Në drejtim të mbrojtjes sociale, angazhuam 20 asistentë personal për fëmijët me pengesa në zhvillim dhe mbështetëm funksionimin e qendrës së fëmijëve me autizëm.

Kur flasim për ndërmarrjet komunale vlen të theksohet se NPK Tetova me mjete vetanake ka blerë 7 kamionë për bartje të mbeturinave dhe ka pranuar donacione të përbëra nga kamionë dhe mjete të tjera të punës. NPK me sukses vijon projektin me KWB Bankën duke vazhduar intstalimin e orëmatësve digjital të ujit, dhe brenda vitit 2018 arriti të mirëmbajë në gjendje të rregullt sistemin e ujësjellsit duke sanuar me sukses 350 defekte të paraqitura nga ana e qytetarëve.

Këtë vit nga buxheti vetanak ndërmarrja furnizoi 150 kontejnerë për mbeturina,dhe vazhdoi memirëmbajtjen dhe rregullimine hapësirave të gjelbëra, si dhe grumbullimin dhe transportine mbeturinave nga vendbanimet rurale dhe sub-urbane si Reçica e Madhe, fshatrat Poroj, Xhepçisht, Saraqinë, Shipkovicë, Gajre, Rasadisht, Sellcë dhe Llacë.

Tetova si qendër e një mendësie tani më të dëshmuar intelektuale dhe progresive, padyshim që ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Në këtë drejtim Sektori për Zhvillim Ekonomik Lokal në

Komunën e Tetovës në vitin 2018 aplikoi në të gjitha thirrjet për fonde të kthyeshme dhe të pakthyeshme ndërkombëtare dhe vendore. Mes tyre dua të numëroj vetëm disa nga projektet infrastrukturore dhe sociale si që janë: Faza e 3-të endërtimit të rrugës Shipkovicë-Brodec në vlerë prej 20 milion denarëve, Ndërtimi i rrugës Kryesore në fshatin Saraqinë me vlerë 20 milion denarë, Ndërtimi i qendrës për piknik në Banjën e Tetovës me vlerë 15 milion denarë, si dhe funksionalizimi i Qendrës Socio- Kulturore për të rinjë në hapësirat e ish Radio Tetovës, që në bashkëpunim me shoqatës Democracy Lab arritëm ta transformojmë në një qendërrinore të krijimtarisë kreative.

Vendimi i Qeverisë për të shlyer 51% të borxheve të komunave është një mundësi e mirë për të dalë përfundimisht nga fenomeni i borxheve të trashëguara dhe llogarive të bllokuara nga përmbaruesit. Paralelisht me këtë ne do të vazhdojmëedhe më tej që përmes zvogëlimit të obligimeve afatgjate dhe rritjestë të hyrave komunale, të përforcojmë kapacitetet vetanake për administrim sa me efikas me resurset financiare, me qëllim të zvogëlimit të varësisë nga transferet e pushtetit qendror.

Duke besuar në vlerat e qytetarisë aktive dhe të një shoqërie të shëndoshë e cila vet vendos fatin dhe rrugën e vet, këtë vit promovuam konceptin e “Ditëve të Hapura” në Komunën e Tetovës. Qytetarët për të parën herë,kishin mundësinë të dëgjojnë propozimet e sektorëve komunal, dhe njëkohësisht të parashtrojnë kërkesat e tyre për ndryshimet të cilat duan ti shohin në lagjet dhe në komunën e tyre.

Viti 2019 do ta gjejë Tetovën me bulevarde dhe rrugë të reja. Banka Botërore miratoi projektin për vazhdimin e bulevardit të rrugës Industriale në gjatësi prej 670 metra, që do të depërtojë përmes Qendrës sportive deri tek Kazerma e Qytetit për të shkarkuar sadopak trafikun e ngarkuar urban. Gjitashtu do të vazhdojmë me depërtimin e bulevardit Blagoja T
oska për të cilin në fazën e parë jemi në përfundim të procesit të ekspropriimit.

Për funksionalizimin e Ndërmarrjes Komunale për Transport Publik kemi aplikuar në programin MSIP-2 përmes të cilit do të furnizojmë 6 autobusë me standarde bashkëkohore ekologjike. Kështu Tetova përfundimisht do të bëhet me transport të organizuar urban, duke shmangur efektet negative të ndotjes së ajrit ambiental dhe do të sigurojë alternativë të organizuar qarkullimi të qytetarëve e cila prej vitesh i ka munguar qytetit.

NPK Tetova këtë vit do të fillojë punët ndërtimore për funskionalizim të Qendrës për selektim sekondar të mbeturinave, që padyshim do të rrisë rentabilitetin ekonomik të ndërmarrjes si dhe kualitetin e shërbimeve ndaj qytetarit!

Këtë vit filluam edhe iniciativën për hartimin e planit gjeneral urbanistik, që do të jetë udhërrëfyesi i zhvillimit dhe zgjërimit urban të qytetit për 10 vitet e ardhëshme!

Përposkëtyre projekte shumë vitale për Tetovën, jemi në përfundim të projektit ideor për gasifikim, ku në tetor të vitit 2019 pritet të përfundojë edhe projekti themelor për 25 km rrjet sekondar brenda qytetit, realizimi praktik dhe ndërtimi i të cilit parashihet të fillojë në vitin 2020!

Në emrin tim dhe në emrin e qytetarëve të Tetovës dëshiroj të falënderoj të gjithë sektorët e administratës së komunës së Tetovës, stafin tim, për punën e palodhshme, vullnetin dhe përkushtimin për t’i realizuar këto rezultate.

Falënderoj këshillin komunal, udhëheqësinë dhe punëtorët e Ndërmarrjeve publike dhe Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit, që për çdo ditë punojnë që ky qytet të ketë hijen dhe bukurinë që meriton!

Uroj që vitet që vijnë të punojmë bashkërisht dhe në mënyrë solidare për një komunë më të mirë dhe më afër qytetarit!

Ju falemnderit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat