Lëvizja BESA: Reka zgjidhje e duhur, falënderojmë për mbledhjen e nënshkrimeve

Maqedonia

Lëvizja BESA: Reka zgjidhje e duhur, falënderojmë për mbledhjen e nënshkrimeve

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:27
Lëvizja BESA

Lëvizja BESA përmes një njoftimi në media falënderon aktivistët për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin Blerim Reka.

“Pas një mobilizimi shumë të madh nga gjitha strukturat për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale, Blerim Reka, Lëvizja BESA falënderon të gjithë aktivistët por edhe qytetarët e tjerë që dhanë kontributin e tyre për kandidatin shqiptar. Mbledhja e nënshkrimeve në një kohë rekorde, tregon se kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët është një zgjidhje e duhur dhe se shqiptarët me 21 prill do të kenë mundësi për të votuar njeriun e duhur për president të vendit”, theksojnë në BESA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat