Apostolakis: Greqia do të mbështes transformimin e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Apostolakis: Greqia do të mbështes transformimin e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut

Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:14
Ursula von der Leyen

Problemin e keni kthyer në mundësi, tha ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen pas takimit me kolegun grek Evangelos Apostolakis. Marrëveshja e Prespës ishte në agjendën e bisedimeve e të dy ministrave gjatë takimit në Athinë.

“Kjo marrëveshje është me të vërtet marrëveshje evropiane, e bazuar në vlerat që i ka Evropa sepse keni bërë të mundur që problemin ta ktheni në mundësi”, tha Ursula von der Leyen.

Ndërsa ministri grek tha se marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e kontestit disavjeçar në rajon, me mjete paqësore.

“Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e kontestit disavjeçar në rajon, me mjete paqësore. Në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së Prespës, Greqia do të mbështes transformimin e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut gjatë procesit të integrimit të vendit në NATO”, tha ministri i Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat