Skenaret për zgjedhjet presidenciale, a do të arrihet cenzusi?!

Maqedonia

Skenaret për zgjedhjet presidenciale, a do të arrihet cenzusi?!

Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Nëse nuk do të arrihet cenzusi prej 40 për qind të votuesve që duhet të dalin për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, atëherë ato do të jenë të dështuara dhe se një Qeveri kalimtare duhet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale, bashkë me ato parlamentare.

Megjithatë shumë politikanë janë optimist se do të arrihet të plotësohet cenzusi i nevojshëm.

“Pres që të sigurohet cenzusi, dhe se presidenti të zgjidhet në raundin e dytë. Por në këto zgjedhje asgjë nuk do të jetë befasi, dhe se është e mundur edhe të mos ketë census. Çka do të thotë kjo, dhe si do të rrjedhin zhvillimet, do të shohin pas raundit të dytë të votimit”, theksoi për gazetën Veçer, ish-kryeparlamentari Stojan Andov.

Edhe në partitë në pushtet ekziston droja se mund të mos arrihet cenzusi në raundin e dytë, pasi që opozita maqedonase me kandidatin Gordana Siljanovska – Davkova, mund të vendos të bojkotojë zgjedhjet. Sipas tyre, opozita po shfrytëzon një kartë të fshehtë të veprimit politik për të vepruar njëllojë sikur gjatë referendumit për emrin, ku jehona e votuesve ishte vetëm mbi 36 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat