Anulohet gjykimi për rastin “Lëndina”, Llatas në pushim mjekësor

Maqedonia

Anulohet gjykimi për rastin “Lëndina”, Llatas në pushim mjekësor

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:50
Dragan Pavlloviq-Llatas

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Lëndina” është anuluar për më 29 mars, pasi mungoi i akuzuari i parë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, për shkaqe shëndetësore.

Avokatja e tij Anita Begova tek gjykata dorëzoi vërtetim mjekësor se Llatas është në pushim mjekësor, për shkak të inflamaconit në veshin e mesëm.

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zveznda, për ndërtim pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës, ndërsa lejet i kanë marrë pas përfundimit të ndërtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat