Ngritet padi penale kundër Koce Trajanovskit

Maqedonia

Ngritet padi penale kundër Koce Trajanovskit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:09
Koce Trajanovski

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovskit për dyshimin se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”.

“SPB Shkup-Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik ka ngritur padi penale kundër K.T. (63), N.I. (65), V.Gj. (53) dhe B.T. (67), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, e dënuar me nenin 353 të Kodit Penal”, deklarojnë nga MPB.

K.T. si kryetar i Bashkisë së Shkupit, gjatë muajit dhjetor 2014 ka sjell vendim për hapjen e konkursit publik për përzgjedhjen e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”-Shkup. Për zbatimin e procedurës është emëruar N.I. kryetar i Komisionit për kryerjen e procedurës përzgjedhëse, ndërsa V.Gj si udhëheqësi i repartit për resurse njerëzore në Bashkinë e Shkupit dhe B.T. udhëheqës në sektorin për çështje ligjore.

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit nuk kanë bërë verifikimin e kompletimit dhe vlefshmërisë së dokumenteve të cilët janë paraqitur në konkurs. Nga 11 kandidatë e paraqitur për drejtorë është zgjedhur A.A. i cili nuk ka pasur dokumentacion të kompletuar, gjegjësisht diploma e fakultetit që e ka kryer në New York nuk ka qenë e nostrifikuar. Një vendim të tillë ata e kanë dorëzuar deri tek K.T. i cili gjithashtu nuk ka kryer kontroll dhe ka miratuar vendim për përzgjedhjen e A.A. për drejtor të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”-Shkup” thonë nga MPB.

Pas përzgjedhjes së drejtorit, Sindikata e punëtorëve hotelierik, turizëm dhe mbrojtjen e shoqërisë, deri tek Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka dorëzuar ankesë për mënyrën e zgjedhjes së drejtorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat