Filipçe: Deri tani kundër fruthit janë vaksinuar rreth dhjetë mijë persona

Maqedonia

Filipçe: Deri tani kundër fruthit janë vaksinuar rreth dhjetë mijë persona

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:10
Venko Filipçe

Ministria e Shëndetësisë është e kënaqur me rezultatet e realizuara përmes fushatës për vaksinim të popullatës për përballje me epideminë e fruthit në disa pjesë të vendit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në Ohër ka thënë se deri tani kundër fruthit janë vaksinuar rreth dhjetë mijë persona të pavaksinuar.

“I ndërmarrim të gjitha masat, shpallëm epidemi dhe mirë është që e bëmë atë. Mund të paralizohej shteti me raste të shumta. Organizuam fushatë intensive për vaksinim, jam i kënaqur me numrin e të vaksinuarve. Deri tani janë vaksinuar rreth dhjetë mijë fëmijë të pavaksinuar që është një nga mënyrat për shkatërrimin e epidemisë”, ka thënë Filipçe pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat