Janeva: PSP vazhdon me dinamikën e njëjtë, do të ketë hetime të reja

Maqedonia

Janeva: PSP vazhdon me dinamikën e njëjtë, do të ketë hetime të reja

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:32
Prokurorja speciale Katica Janeva

Prokurorja speciale Katica Janeva, sot para gazetarëve tha se Prokuroria Speciale Publike (PSP) edhe pse miratimit të ligjit të ri, do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë të punës.

Ajo tha se janë të kënaqur që po zgjerohen kompetencat e tyre dhe se nuk do të jenë të kufizuar vetëm me “bombat”.

“Dikush mund të shpëtoj, dikush plus mund të akuzohet, gjithçka është e mundur. Ne jemi të kënaqur që po zgjerohen kompetencat tona dhe nuk jemi të kufizuar vetëm me “bombat”. Tani në disa raste parahetimore do të hapim edhe lëndë më të mëdha se sa këto që i kemi”, deklaroi Katica Janeva.

Prokurorja speciale, Janeva më tej u shpreh e bindur se PSP-ja edhe në të ardhëm do të vazhdoj të punoj me dinamikën e njëjtë dhe njoftoi se javën që vjen do të prezantojnë raportin për punën e PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat