Beogradi dhe Shkupi dëshirojnë pjesë në bërthamoren bullgare Belene

Maqedonia

Beogradi dhe Shkupi dëshirojnë pjesë në bërthamoren bullgare Belene

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:39
Centrali bërthamor Belene

Zëvendëskryeministri bullgar, Tomisllav Donçev deklaroi për gazetën “Trud” se Maqedonia e Veriut dhe Serbia dëshirojnë pjesë në centralin e ardhshëm bërthamor “Belene”.

Donçev, siç transmeton BTA, theksoi se “nuk ekziston mundësi që centrali bërthamor Belene të ndërtohet pa pjesëmarrjen e Rosatomit rus”.

Centrali bërthamor Belene planifikohet të ndërtohet në pjesën veriore të Bullgarisë, në afërsi të Danubit, për t’i zëvendësuar reaktorët e centralit bërthamor Kozloduj, të cilët janë tërhequr nga përdorimi si pjesë e plotësimit të kushteve për hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2010, Qeveria bullgare e ngriu këtë projekt në kohë të pacaktuar për shkak të përfitimit të pasigurt. Sipas planeve të reja të Qeverisë në Sofje, bërthamorja Belene duhet të ndërtohet në 10 vitet e ardhshme, ndërsa do të kushtonte rreth 10 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat