Spitali i Përgjithshëm i Ohrit ka marrë donacion një veturë të specializuar për Ndihmë të Shpejtë

Maqedonia

Spitali i Përgjithshëm i Ohrit ka marrë donacion një veturë të specializuar për Ndihmë të Shpejtë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:41
Donacion një veturë

Spitali i Përgjithshëm i Ohrit sot ka marrë donacion një veturë të specializuar për Ndihmë të Shpejtë. Bëhet fjalë për donacion të siguruar me projekt dhe përkrahje organizative nga Trans SHPK Ohër dhe Shoqata për përfaqësim të barabartë të personave me nevoja të veçanta në mediat Ballkan Media, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se me këtë donacion Spitali i Përgjithshëm i Ohrit i forcon kapacitetet dhe i përmirëson kushtet dhe shërbimet shëndetësore.

“I falënderoj donatorët për veturën, të cilët me shembull personal tregojnë se janë të përgjegjshëm për shoqërinë. Ndihma është gjithmonë e mirëseardhur, gjegjësisht kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve”, theksoi ministri Filipçe.

Vlera e përgjithshme e veturës speciale është 40.000 euro.

Drejtoresha i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, Sllavica Maleska – Stojadinoviq potencoi se ky është donacion i vlefshëm, që për pacientët do të thotë udhëtim të shpejt dhe të sigurt deri në Repartin përkatës ose Qendër, si dhe në vetë veturë do të ofrohet ndihmë.

Në vitin 2018 në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit janë realizuar 45 punësime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat