Pas kandidaturës së Pendarovskit qëndruan 60 deputetë, do të grumbullohen edhe nënshkrime nga qytetarët

Maqedonia

Pas kandidaturës së Pendarovskit qëndruan 60 deputetë, do të grumbullohen edhe nënshkrime nga qytetarët

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:03
Stevo Pendarovski dhe Zoran Zaev

Mbi 60 deputetë me nënshkrimin e tyre i dhanë përkrahje kandidaturës së Stevo Pendarovskit për president të shtetit, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe deputeti, Aleksandar Kiracovski, i cili është edhe shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet e e ardhshme presidenciale.

Ai theksoi se, përkundër asaj që me nënshkrimin e përkrahjes së deputetëve   është përmbushur kushti ligjor për kandidaturën e Pendarovsit, përkrahje mund t’i japin edhe qytetarët duke vendosur nënshkrimin e tyre personal në njësitë  rajonale të KSHZ-së në vend.

“Deputetët e komuniteteve të ndryshme etnike, nga parti të ndryshme, të bashkuar janë rreth përzgjedhjes së përbashkët për fitore, për avancim, për të ardhme. Stevo është përzgjedhja jonë sepse besojmë se është personalitet me integritet, i  cili do të jetë presidenti i duhur për të gjithë qytetarët i cili do të udhëhiqet nga interesat e qytetarëve dhe të vendit. Deputetët shumë mirë e din se sa e rëndësishme është përzgjedhja e presidentit të shtetit, për qytetarët dhe për Kuvendin”, deklaroi sot në Parlament, Kiracovski.

Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç tha , nuk i duhet një Ivanov i ri, nuk i duhet edhe një militant partiak,  i cili është i gatshëm që të veprojë në kundërshtim me interesat e vendit, që të mos e respektojë Kushtetutën, duke punuar vetëm në emrin e partisë dhe të shefit partiak siç na ka ndodhur këto 10 vitet e fundit.

“Shtetit dhe qytetarëve i nevojitet një president i cili   sjell besim dhe siguri, president  i cili  ka vizion, punon së bashku me të gjitha forcat progresive dhe demokratike e  udhëheq vendin drejt BE-së dhe NATO-s. Stevo është kandidati i duhur për president”, tha Kiracovski.

LSDM-ja në kongresin e mbajtur të dielën e konfirmoi përzgjedhjen e Stevo Pendarovskit si kandidat presidencial. Prej 783 delegatëve të pranishëm, 712 ishin unanimë dhe votuan për Stevo Pendarovskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat