Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton reformat në sektorin e sigurisë dhe inteligjencës

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton reformat në sektorin e sigurisë dhe inteligjencës

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:09
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 90-të të saj ka miratuar në leximin e parë paket reformat për siguri dhe inteligjencë, me të cilat reformohet Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe parashikohet formimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Në leximin e dytë shkojnë ligjet për Agjencinë për Siguri Kombëtare, për koordinim të sigurisë dhe inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e Ligjit për ndjekje të komunikimeve, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj.

Në përgatitjen e këtyre ligjeve, të cilat dalin nga rekomandimet e Pribe, marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, por debati kaloi në akuza dhe kundër akuza në mes pushtetit dhe opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat