Aeroporti i Shkupit mori çmimin ASQ për cilësinë e shërbimeve për vitin 2018

Maqedonia

Aeroporti i Shkupit mori çmimin ASQ për cilësinë e shërbimeve për vitin 2018

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:14
Aeroporti i Shkupit

 Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sot mori çmimin ASQ (Airport Service Quality) për cilësinë e shërbimeve të aeroportit për vitin 2018 nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (Aierport Council International ACI) që e klasifikoi si një ndër më të mirët në Evropë në kategorinë e dy milionë udhëtarëve në vit, e shikuar nga aspekti i përvojës së vet udhëtarëve.

Çmimin që merr aeroporti i Shkupit për të katërtën herë është marrë në konkurrencë të 23 aeroporteve në rajonin evropian, ndërsa gjithashtu nga paneli i njëjtë janë shpërblyer edhe aeroportet spanjolle: Allmeria, Xhirona, Melinja dhe Saragosa.

ACI e ndan këtë çmim nga Programi për Cilësi të Shërbimeve të Aeroportit me çka mat kënaqësinë e udhëtarëve në 37 indikatorë vendimtarë për sukses. Realizohet nga agjentë të certifikuar për realizimin e anketave me udhëtarë përderisa janë në aeroport, përmes pyetësorëve për kualitet të shërbimeve të aeroporteve të ACI-të.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedonia Alper Ersoj, ky çmim e vërteton përkushtimin e sigurimit të shërbimeve të udhëtarëve me cilësi më të lartë.

“Çmimi për kualitetin e shërbimeve të aeroportit për vitin 2018 do të thotë se jemi në mesin e aeroporteve më të mira në Evropë për vitin 2018 nga aspekti i përvojës së udhëtarëve. Kjo është hera e katërt që e marrim këtë mirënjohje prestigjioze, që paraqet pikë referimi për nivelin e lartë të shërbimeve ndaj klientëve, pas çmimeve të marra në vitin 2012, 2013 dhe 2015”, deklaroi Ersoj.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, potencoi, është një aeroport me rritje të shpejtë me numër dyshifror të shkallës së rritjes në vitet e fundit.

Në vitin 2018 e regjistruam udhëtarin e dy miliontë vetëm katër vjet prej se i dëshiruam mirëseardhje udhëtarit të miliontë në vitin 2014. Si aeroport që rritet shpejt duke dhënë destinacione të reja edhe kompani të reja ajrore në rrjetin tonë me rëndësi thelbësore është që ta mbajmë kënaqësinë e udhëtarëve tanë, ndërsa gjithashtu edhe cilësinë e shërbimeve në nivelin më të lartë të mundshëm. Ky çmim e tregon angazhimin tonë që të sigurojmë cilësi më të mirë të shërbimeve për udhëtarët tanë dhe do të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje për të mbajtur cilësinë e shërbimeve në nivel të lartë gjatë gjithë periudhës derisa e posedojmë koncesionin”, potencoi Ersoj.

Siç paralajmëroi kompania e aeroplanëve me kosto të ulët “Vizer”, në pajtim me marrëveshjen e re, në periudhën e ardhshme do të vendosë katër fluturime të reja nga Shkupi dhe Ohri. Më 19 dhe 20 mars fillon me fluturime prej Baden-Baden respektivisht Bremenit deri dhe prej aeroportit të Shkupit, ndërsa në korrik prej Turku dhe Larinka. Vendosen edhe katër fluturime prej Ohrit ku nga mesi i muajit do të fluturohet për Malmë dhe Milano, ndërsa në korrik për Memingem dhe Dortmund.

Vitin e kaluar përmes aeroportit në Shkup dhe Ohër ishin transportuar 2.351.585 udhëtarë, që paraqet rritje prej 15 për qind sa i përket vitit 2017. Numri i udhëtarëve siç informojnë nga TAV Maqedonia, shënon rritje edhe nga fillimi i vitit. Në dy muajt e parë të vitit përmes dy aeroporteve janë transportuar 305.246 udhëtarë, që paraqet shtatë për qind rritje vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat