Osmani - Cerar: Mbështetje nga Sllovenia për në BE dhe NATO

Maqedonia

Osmani - Cerar: Mbështetje nga Sllovenia për në BE dhe NATO

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:17
Osmani - Cerar

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së sotme në Republikën e Sllovenisë kishte takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe ministër për Punë të Jashtme, Miro Cerar, ku u hapën temat lidhur me integrimin evropian të vendit në drejtim të fillimit të negociatave aderuese me Unionin, dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, si dhe pritjet nga samitet e ardhshme të qershorit, bëri të ditur SÇE-ja.

“Vazhdueshmëria e miqësisë mes dy vendeve, si dhe afërsia e dy popujve, më japin të drejtë të kërkoj mbështetje të fuqishme nga ana e Republikës së Sllovenisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe atë jo vetëm si votë për konfirmim të vendimit për fillim të negociatave në samitet e qershorit të Bashkimit Evropian, por edhe për mbështetje në promovimin e tregimit tonë edhe tek vendet tjera – anëtare, promovim të tregimit të suksesshëm të Ballkanit, që gjithsesi meriton të mbështetet në interes të promovimit të vlerave evropiane në rajon”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani në takim, duke theksuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe transformimin e tij evropian, si interes i ndërsjellë i të dy vendeve që kanë dobi të drejtpërdrejtë nga siguria dhe stabiliteti në rajon.

Në takim Osmani shprehu mirënjohje të sinqertë deri tek kolegu i tij Cerar, si dhe deri tek Qeveria dhe populli i Republikës së Sllovenisë, për ratifikimin e shpejtë të protokollit të NATO-s, të parët pas Greqisë, me çka, si që theksoi Osmani, Sllovenia riafirmoi miqësinë mes dy vendeve, si dhe afërsinë e dy popujve.

Në kuadër të vizitës në Slloveni, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takime me Sekretarin Shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Dobran Bozhiç, edhe me Drejtoren Programuese të Qendrës për Perspektiva Evropiane, Andreja Dolniçar Jeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat