Ndërrimi i emrave të institucioneve, reagon VMRO-ja

Maqedonia

Ndërrimi i emrave të institucioneve, reagon VMRO-ja

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:23
VMRO-DPMNE

Riemërimin e institucioneve shtetërore pas ndryshimit të emrit, opozitarja VMRO-DPMNE e konsideron si një hap tjetër drejt shkatërrimit të identitetit maqedonas.

"Riemërimi i institucioneve është një nga veprimet e turpshme kundër-maqedonase të cilat dalin nga marrëveshja kapitulluese. Ne vazhdimisht kemi thënë se Maqedonia është shpërfytyruar, shpërfytyrohen maqedonasit, se tani nuk do të kenë me çfarë të identifikohen, se humbet identiteti institucional. Ja, do të drejtoj pyetje te qytetarët; a nuk do të ruhej identiteti me këtë marrëveshje, ashtu siç pretendohej?, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat