Davitkovski: Qeveria maqedonase përngjanë me atë afrikane

Maqedonia

Davitkovski: Qeveria maqedonase përngjanë me atë afrikane

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:23
Borçe Davitkovski

Profesori universitar, Borçe Davitkovski në një prononcim për 1TV ka folur për zgjerimin e Qeverisë, gjegjësisht për formimin e një ministrie të re.

"Për shkak të rritjes së numrit të ministrive, si duket fati jonë është të kemi qeveri afrikane. Në Afrikë, kanë ministër për sport, ministër për rini, ministër për atë apo ministër për këtë", potencon Davitkovski. 

Davitvkovski duke folur për Qeverinë tonë tha se ministrat pa resor janë sistem i vjetër ku demokracitë moderne para 40 vjetve e kanë lëshuar, por ne i mbajmë. 

"Edhe te ne kemi shumë nënkryetar, ndërsa gjithkund në vendet e zhvilluara qeveria ka vetëm një nënkryetar,  kryeisht ministri i punëve të jashtme, për finansa, për polici, varësisht për cilin shtet bëhet fjalë. Por kryesisht kanë vetëm një nënkryetar, ne kemi shumë", thotë Davitkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat