Deskoska: PSP do të bëhet organ i përhershëm për hetimin e korrupsionit të lartë

Maqedonia

Deskoska: PSP do të bëhet organ i përhershëm për hetimin e korrupsionit të lartë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 23:36
Renata Deskoska

Në “Studion e hapur 1”, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska foli rreth ndryshimeve të Ligjit për prokurori speciale publike.

Deskoska thotë se me ligjin e ri i jepet jetë Prokurorisë Speciale Publike.

“Sipas ligjit të tanishëm, mandati i prokurores publike duhet të mbarojë në shtator ndërsa prokuroria publike për një vit duhej të shuhej”, tha Deskoska duke shtuar përveç prokurores publike askush tjetër nuk mund të nënshkruajë në emër të vet, por të gjithë veprojnë në emër të prokurorit publik.

Sipas Deskoskës deri më 15 shtator ky organ i prokurorisë publike do të ishte i vdekur dhe se me ligjin e ri ky organ do të jetë i përhershëm.

“Do të ketë shumë kompetencat për hetimin e krimit, korrupsionit të lartë te funksionarë. Kjo do të jetë për këtë Qeveri, për qeveritë e ardhshme, që do të thotë se vazhdimisht do të merret me këtë çështje”, tha mes tjerash Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat