Trembëdhjetë aksidente dje në Shkup, pesë persona të lënduar

Maqedonia

Trembëdhjetë aksidente dje në Shkup, pesë persona të lënduar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 09:18
Policia

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë nga 13 gjithsej aksidente në komunikacion, që ndodhën dje në rajonin e Shkupit. Në pesë prej tyre janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë ç’kyçur 33 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, një vozitës për shkak se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, 18 pa patentë të shoferit dhe tre si fillestar.

Janë ç’kyçur edhe dy automjete për shkak të parregullsive teknike, ndërsa janë dhënë 156 dënime për shkak të parkimit jo të rregullt të automjeteve. Me ndihmën e “merimangës” janë larguar 94 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat