VMRO-DPMNE: Filipçe është sëmundja më serioze për Maqedoninë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Filipçe është sëmundja më serioze për Maqedoninë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:04
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj vdekjes së foshnjës dy vjeçare dje në Shkup, ku thonë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është sëmundja më serioze për shëndetësinë në Maqedoni.

“Venko Filipçe është sëmundja më serioze e shëndetësisë në Maqedoni. Dje ndërroi jetë edhe një fëmijë dy vjet e gjysmë nga bakteriet infektuese. Gjatë periudhës së kaluar kanë ndërruar jetë disa persona nga gripi, ndërsa ende nuk është shpallur epidemia”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se epidemia e fruthit po zgjerohet në tërë vendi, ndërsa përgjegjësi për përballjen me këtë katastrofë nuk ka.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se menaxhimi i Filpçes me shëndetësinë ka krijuar kaos.

“Në Maqedoni kemi ministër të shëndetësisë biznesi i të cilit është vendosur para interesave të shëndetit të qytetarëve. Tenderët e gjakosur të Filipçes janë më të rëndësishme se jeta e pacientëve”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat