BDI Gostivar: Bashkim Hasani do të kryesojë Shtabin Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar

Maqedonia

BDI Gostivar: Bashkim Hasani do të kryesojë Shtabin Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:13
BDI – Dega Gostivar

Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, për Kryetar të Shtabit Komunal Zgjedhor për Zgjedhjet Presidenciale – 2019, unanimisht zgjodhi nënkryetarin e degës, Bashkim Hasani.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën në mbrëmje, kryesia e degës automatikisht u shndërrua në Shtab Zgjedhor, kurse pjesë e shtabit do të jenë edhe strukturat e tjera partiake, siç janë Forumi i Gruas – FG-BDI dhe Forumi Rinor – FR-BDI.

Në fjalimin para anëtarëve të kryesisë, Kryetari i degës njëherit nëkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta njoftoi që: “Për dallim nga Referendumi, për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit krahas formimit të Shtabit Komunal Zgjedhor, do të formohen edhe Shtabat Zgjedhore në të gjitha nëndegët e BDI-së në territorin e Komunës së Gostivarit”.

Bejta para të pranishmëve foli mbi rëndësinë e Zgjedhjeve Presidenciale të 21 Prillit.

Bejta deklaroi që Maqedonia e Veriut ka hyrë në një etapë të re të historisë, miratimit të ligjit për gjuhën Shqipe, Marrëveshjes së Prespës, si dhe ndryshimeve kushtetuese që çuan në ndërrim e emirt të shtetit dhe që garantojnë integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Jemi në një faqe të re të historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zgjodhëm Kryetar të Parlamentit bashkëvendasin tonë, Talat Xhaferi. Me miratimin e ligjit për gjuhën Shqipe, Parlamenti dhe Qeveria flasin edhe Shqip. Me zgjedhjen e kandidatit të përbashkët për President, Stevo Pendarovski, edhe Presidenca do të frymon Shqip”, deklaoi Bejta, duke shtuar që ndryshimi i emrit mundësoi hapjen e rrugës drejt NATO-s, me shpresë që në Qershor Maqedonia e Veriut do të hap bisedimet për inkuadrim në Bashkimin Evropian – BE.

“Kandidati për President i shumicës qeveritare ka orinetim të qartë pro-perëndimor. Qasja e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është në sinkronizim të plotë me politikën Evropiane dhe SHBA-ve. Kemi një politikë të qartë. Vota për Stevo Pendarovskin është votë kundër ndikimit rus në vendin tonë. Kandidat shqiptar është dëshmuar në ciklet e kaluara zgjedhore që nuk mund të zgjidhjet President i shtetit, prandaj, votat nuk duhet të humbin peshë dhe që në rrethin e parë duhet të mbështetet kandidati i përbashkët për President, me qëllim që të mos i jepet asnjë mundësi ndikimit të qarqeve të erëta në Maqedoninë e Veriut”, tha Bejta, duke apeluar që të mos eksperimentohet në asnjë mënyrë me votën shqiptare.

Në mbledhje, struktura e partisë dhe popullata vendase u ftua që të enjten nga ora 9 deri në ora 17 në njësinë rajonale të Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar, të paraqiten për të nënshkruar në përkrahje të kandidatit të përbashkët për President. Stevo Pendarovski.

Ky organizim bëhet me qëllim të mobilizimit maksimal të strukturave partiake dhe populltës për të votuar për kandidatin e përbashkët për President të shtetit të koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski.

BDI – Dega Gostivar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat