Alexis Tsipras përgatitet për vizitë zyrtare në Shkup

Maqedonia

Alexis Tsipras përgatitet për vizitë zyrtare në Shkup

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:17
Alexis Tsipras

Kabineti i kryeministrit të Qeverisë së Greqisë, Alexis Tsipras, po punon në planifikimin e vizitës së tij në Shkup, që sipas disa mediumeve në Greqi pritet të ndodh në fillim të muajit të ardhshëm.

Mediumet greke shkruajnë se pas vizitës së Tsipras në Shkup, edhe Zoran Zaev do të udhëtojë për në Athinë.

Planet për vizitë në Shkup i ka zbuluar edhe vetë kryeministri grek gjatë fjalimit të tij në Forumin e Katërt Ekonomik në Delfi. Tsipras ka thënë se shumë shpejt do të jetë kryeministri i parë që zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga delegacion i biznesmenëve.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjatë një interviste për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve ka thënë se vizitën e Tsiprasit e pret në muajin mars ose prill dhe shtoi se edhe ai do ta vizitojë Athinën.

Ndryshe, marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit u përmirësuan pas arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit, e cila u nënshkrua në Prespë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat