Joveski: Atë që s’do të mundet ta përfaqësojë PSP, do t’i marrin prokuroritë përkatëse

Maqedonia

Joveski: Atë që s’do të mundet ta përfaqësojë PSP, do t’i marrin prokuroritë përkatëse

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:43
Lubomir Joveski

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në të ardhmen do të jetë pjesë e Prokurisë Themelore Publike, por në mënyrë autonome është e obliguar që të ndjekë korrupsion dhe krim të profilit të lartë për funksionarët e zgjedhur ose emëruar, parashikon propozim-Ligji për PSP-në i cili është miratuar në Qeveri dhe për të cilin duhen 80 vota që të miratohet në Kuvend.

“PSP e ka merituar vendin në institucionet e shtetit. Përskaj asaj që do të vazhdojë që të punojë në mandat të pakufizuar, më e rëndësishme është që lëndët që i kemi punuar nuk do të mbarojnë me asnjë zgjidhje ligjore. Ajo do të thotë se pa dallim nëse ne do të punojmë në lëndë të caktuara ose Prokuroria për Krim të Organizuar, të gjitha lëndët janë aktive dhe punohen”, deklaroi dje kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska ka porositur se ende nuk është konfirmuar shumica pre dy të tretave për miratimin e këtij ligji në Kuvend, por shtoi se në nivel të koalicionit qeveritar kanë arritur që të arrijnë pajtueshmëri për tekstin e miratuar.

Sipas, me ligjin e ri vazhdojnë të gjitha procedurat e hapura nga PSP, me atë që dëshmitë e mbledhura në bazë të këtyre procedurave ngelin të vlefshme.

“Përdorimi i materialeve të përgjuara është i kufizuar për ato akuza që janë ngritur në 18 muajt e parë. Në konsultim me ekspertë të huaj edhe me PSP-në, kemi ardhur në përfundim se praktikisht në lëndët që janë hapur pas 18 muajsh realisht nuk ka nevojë të patjetërsueshme të shfrytëzimit të audio-materialeve si dëshmi, pasi që ato janë shfrytëzuar si indikacion nëpërmjet së cilës më pas PSP ka ardhur deri te tjerat dëshmi”, tha Deskoska.

Prokurori publik, Lubomir Joveski, vlerësoi se ligji i ri për Prokurori Themelore, në të cilën është e përfshirë edhe PSP, përmban dispozita të mira të cilat mundësojnë funksionim të mëtutjeshëm të PSP-së dhe PTHP-së.

“Të gjithë atë që nuk do të mundet ta përfaqësojë PSP, ndërkaq do të mund të udhëhiqet, do ta marrin prokuoritë përkatëse, në pajtueshmëri me veprën penale që është kryer në procedurat”, tha Joveski.

Ligji i ri për Prokurorinë Speciale me të cilën rregullohet statusi i PSP-së, i cili kaloi në seancë qeveritare, në dispozitat përfundimtare parashikon që “bombat” do të vlejnë vetëm për lëndët për të cilët Prokuroria Speciale i ka hapur deri më 20 qershor të vitit 2017. Kjo nënkupton që pas atij afati, “bombat” nuk do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore.

Propozoi-ligji parashikon se materialet e përgjuara të cilat nuk do të dorëzohen në gjykata, do të ruhen në PSP një vit pas mbarimit të plotfuqishëm të të gjitha procedurave gjyqësore. Për votimin e ligjit në Kuvend është e nevojshme shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht 80 deputetë. Parahetimet e PSP-së do t’i udhëheqin Prokuroritë, pavarësisht prej kompetencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat