KARIL mori donacion dy monitorë për ndjekjen e parametrave vital

Maqedonia

KARIL mori donacion dy monitorë për ndjekjen e parametrave vital

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:50
Monitorë për ndjekjen e parametrave vital

Klinika për anestezi, rianimim dhe shërim intensiv, KARIL, sot mori donacion nga Sport Life, i cili përbëhet prej dy monitorëve për ndjekjen e parametrave vital me dy module për matjen e presionit invaziv, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Falënderim të madh deri te kompania për këtë donacion, i cili është shumë i rëndësishëm për punën e kuadrit mjekësor, dhe donacion me të cilin dukshëm përmirësohet funksionimi i repartit intensiv të KARIL”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Bëhet fjalë për donacion nga bastorja Sport Life, në vlerë prej 400 mijë denarë ose 6,5 mijë euro.

“Këto monitorë janë të rëndësishëm për punën tonë, më së shumti për pacientët në kujdes intensiv, për ndjekje aktive të parametrave vital pa të cilat nuk mundet një repart intensiv bashkëkohor”, deklaroi drejtoresha e KARIL, dr. Maja Mojsova Mijovska.

Të dy monitorët e kanë funksionin e ndjekjes së parametrave vital të pacientëve, matjen e shtypjes së gjakut, pulsin dhe puls oksimetrinë, presionin invaziv dhe EKG-në. Me këtë donacion, përmirësohen kushtet e KARIL dhe mundësia për ndjekje të gjendjes shëndetësore të pacientëve.

“Sport Life, si kompani përgjegjëse shoqërore i lidh sportin dhe humanitetin në një. Veçanërisht, na vjen mirë, që në atë arritëm me aksionin “Gola për fitore, gola për gëzim”, në suaza të Garës botërore në hendboll. Çdo gol dhe sukses i hendbollistëve tanë vlen një hap më afër realizimit të donacionit. Pikërisht sot e kemi nderin edhe ta ndajmë. Ato janë dy monitorë për parametra vital te pacientët, të cilët në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë destinuar për klinikën KARIL. Jeta e shëndoshë dhe humaniteti janë pjesë e jona, një pjesë e sportit dhe Sport Life, ka potencuar kryetari i Bordit drejtues të grupacionit Sport Life”, Goran Paviqeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat