Kryeministri Zaev: Fiskalizimi i taksive do ta eliminojë ekonominë e zezë

Maqedonia

Kryeministri Zaev: Fiskalizimi i taksive do ta eliminojë ekonominë e zezë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:14
Takimi Zaev - ATTL

Çështja e taksistëve transportues ilegal, e fiskalizimit të taksive, si dhe aplikimi i subvencioneve për taksi elektrike, ka qenë tema e diskutimit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Asociacionit të Taksistëve Transportues Legal (ATTL), njofton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, Zaev ka shprehur mbështetje sidomos në pjesën e fiskalizimit të taksive, për shkak të eliminimit të ekonomisë së zezë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat