“Toka në rrethinën e Tetovës e ndotur me metale të rënda”

Maqedonia

“Toka në rrethinën e Tetovës e ndotur me metale të rënda”

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:16
Foto Ilustrim

Pjesë të caktuara të tokës nga rrethina e Tetovës janë të ndotura me metalin e rëndë – Arsen. Mostrat e marra nga pjesa e epërme e Komunës së Jegunovcës dhe në disa pjesë të Tetovës, kanë treguar prani të arsenit 2.5 herë më shumë se kufiri i lejuar.

Rezultate të ngjashme janë marrë edhe gjatë hulumtimeve të realizuara nga oborri i shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, që gjendet në afërsi të fabrikës Teteks, e që janë realizuar gjatë vitit të kaluar.

Profesori universitar Besnik Rexhepi, thotë se Arseni praktikisht është i lidhur me gjitha sëmundjet tek njeriu.

Analizat janë bërë nga ana e organizatave joqeveritare “Vila Zora” nga Velesi dhe “Eko Guerilla” nga Tetova.

Për Arianit Xhaferin nga “Eko Guerilla”, këto të dhëna parësore për gjetjet e ndotjes me metale të rënda në Tetovë duhet ta alarmojnë opinionin dhe institucionet më seriozisht t’i qasen këtij problemi.

OJQ-të thonë se institucionet shëndetësore duhet të jenë më të angazhuara dhe të bëjnë kontrolle më të shpeshta se çfarë ushqimi konsumon popullsia në Maqedoni.

Hulumtimet kanë treguar se tokë të ndotur ka edhe në Kavadar, Veles dhe Shkup. Ndërsa mostra të tjera do të merren nga toka në rrethinën e Tetovës, e më pas pritet të përpunohet strategji ër pastrimin e dheut nga metalet e rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat