Çkatroski tregon parashikimet e tij për zgjedhjet e 21 prillit - Bota Sot
Çkatroski tregon parashikimet e tij për zgjedhjet e 21 prillit

Maqedonia

Çkatroski tregon parashikimet e tij për zgjedhjet e 21 prillit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:28
Gordana Siljanovska- Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka

Kandidatët për president të shtetit kanë edhe dy ditë mundësi për mbledhjen e nënshkrimeve. Tani për tani kandidatë të sigurt në garën presidenciale janë Gordana Siljanovska- Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.

Kandidati i përbashkët i 31 partive politike nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski ka marrë përkrahjen e mbi 60 deputetëve në Kuvend, ndërsa edhe dy të tjerët i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet e 21 prillit për të parin e shtetit. 

Analisti politik, Dame Çkatroski në një prononcim për Zhurnal jep një parashikim rreth asaj se si do të jetë rezultati në rrethin e parë të zgjedhjeve më 21 prill. Ai thotë se VMRO-DPMNE do të shkilet në zgjedhje dhe nuk do të fiton mbi 250 mijë vota. Ndërsa për kandidatin shqiptar Blerim Reka, Çkatroski thotë se do ti fiton rreth 80 mijë vota në rrethin e parë. 

"Me shumë mundësi VMRO-DPMNE do ta gabojnë retorikën dhe do të shërbehen me një probagandë të zezë me tema emotive. Për këtë shkak mendoj se këtë rradhë do të shkilen dhe nuk do të kenë më shumë se 250 mijë vota. Reka mund të jetë i treti në bazë të votave. Është pak i njohur dhe nuk i ka të qarta në tërësi qëndrimet. Edhe atë jo vetëm tek maqedonasit por edhe te shqiptarët.  Ai do të mund të grumbullon afro 70/80 mijë vota në rrethin  e parë.  Është gjithçka e qartë për rrethin e parë. Asgjë nuk është e qartë për rrethin e dytë, dalje, përqindje, mundësitë dhe ku do të përfundojnë votat e Rekës dhe sjellja e VMRO-DPMNE-së. Aty keni kandidat që nuk kalon bash te të gjithë anëtarët e tyre", ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...