Pendarovski viziton Lidhjen Demokratike të Boshnjakëve

Maqedonia

Pendarovski viziton Lidhjen Demokratike të Boshnjakëve

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:58
Pendarovski viziton Lidhjen Demokratike të Boshnjakëve

Kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka vizituar partinë politike, Lidhja Demokratike e Boshnjakve. 

Pendarovski gjatë takimit ka biseduar me kreun e LDB-së, Munir Kollashinac dhe me kryesinë e partisë. Pendarovski gjatë vizitës theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend i të gjithëve, dhe se në këtë vend nuk duhet të ketë qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë. 

Sipas tij të gjithë personat që jetojmë në këtë vend duhet të kenë të drejta të barabartë, ta mbrojmë dhe ta duan shtetin, por se edhe shteti duhet në mënyrë të barabartë ti përgjigjet nevojave të qytetarëve. Kollashinac i konfirmoi edhe një herë mbështetjen e partisë së tij kandidatit Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat