“Sholc” koncesioneri i ardhëm i Drisllës, nga viti 2016 është pjesë e një grupacioni Kinez

Maqedonia

“Sholc” koncesioneri i ardhëm i Drisllës, nga viti 2016 është pjesë e një grupacioni Kinez

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:17
Drislla

Kompania “Sholc”, e cila mbase do të jetë koncesioneri i ri i deponisë Drislla, nga dhjetori 2016 është pjesë e “Çiho envajronmentëll grup” (Chiho Environmental Group), ricikluesi dhe importuesi i më i madh kinez i skrapit të metaleve të përziera dhe blerësi më i madh i motorëve të vjetër elektrik nga Evropa, njofton Meta.

Në ueb faqen e “Sholc” shkruan se, duke qenë e themeluar në vitin 1995 Chiho Environmental Group (CEG), është një nga kompanitë më të mëdha të riciklimit të metaleve në Kinë.

“Si grup aktiv ndërkombëtar, CEG synon të bëhet një nga furnizuesit më të rëndësishëm globalë të lëndëve të para, si në rajonin Azi-Paqësor, ashtu edhe në Evropë e SHBA. CEG fokusohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe burimeve natyrore, shkruan në ueb faqe.

“Sholc” gjatë ndarjes së pikave për ofertat e tenderit nga viti 2011, e mposhti kompaninë austriake “AAA” dhe koncesionerin e deritanishëm kompaninë italiane “FCL Ambiente”. “Sholc” me vite ka ndjekur procedurë gjyqësore për shkak të parregullsive në procedurën e tenderit.

“Të mërkurën do të konvokohet seancë e jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit Shkup, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e koncesionerit të ri të deponisë. Vendimi do të jetë përfundimtar pasi miratimit të Këshillit dhe më pas do të njoftohen kushtet nën të cilat koncesioneri i ardhshëm do të menaxhojë deponinë”, thonë nga kabineti i kryetarit të Shkupit Petre Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat