Javën e kaluar tetë persona kanë ndërruar jetë nga gripi në Maqedoni

Maqedonia

Javën e kaluar tetë persona kanë ndërruar jetë nga gripi në Maqedoni

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:38
Spitali Nënë Tereza

Tetë persona kanë ndërruar jetë nga gripi javën e kaluar. Nga personat, të cilët kanë qenë të moshës 12 deri më 70 vjet, pesë kanë qenë nga Shkupi dhe nga një në Dellçevë, Ohër dhe Kavadar. Të gjithë kanë pasur gjendje morbiditeti, më shumë diabet dhe sëmundje kronike.

Epidemiologjia Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik njofton se pesë raste të vdekjeve janë paraqitur në Klinikën “8 shtatori” nga të cilët katër javën e kaluar dhe një rast është paraqitur me vonesë javën e kaluar. Dy janë paraqitur në Klinikën për sëmundje infektive dhe një nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.

“Numri më i madh i të sëmurëve i takojnë personave të moshës madhore nga 15 deri në 64 vjet, të cilët përfshinë më shumë se 60 për qind”, tha Kuzmanovska.

Gjatë javës së kaluar në Institutin për Shëndet Publik janë paraqitur mbi 100 shembuj për të cilët është vendosur indikacione për mundësi të sëmundjes nga gripi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat