Zaev: Të gjitha proceset për të cilët ka dëshmi vazhdojnë, përfshi edhe rastin “Monstra”

Maqedonia

Zaev: Të gjitha proceset për të cilët ka dëshmi vazhdojnë, përfshi edhe rastin “Monstra”

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:44

Të gjitha proceset për të cilët posedohet dëshmi, vazhdojnë aty ku kanë ngelur, ka deklaruar sot Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse me rregullimin e ri ligjor për PSP-në e shpëton partnerin e tij të koalicionit, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Të gjithë proceset për të cilët ekziston dëshmi do të vazhdohen, aty ku kanë ngelur.

Për rastin “Monstra” dhe çka do të vendoset me “bombat” me rregullimit e ri ligjor, Zaev ka theksuar se tashmë janë të pavarur organet shtetërore të cilët po i hetojnë rastet, për dallim nga e kaluara.

Materialet janë dorëzuar, të gjitha “bombat” janë dorëzuar. Ato përbëjnë indikacione, pa dallim nëse janë apo jo dëshmi, ashtu siç me inidikacione të caktuara fillon hetimi për të siguruar dëshmi, ashtu edhe përgjimet të cilat i posedon PSP-ja janë indikacione dhe janë pronë shtetërore, ka deklaruar Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat