Kompania gjermane "Gereshajmer" do të ndërtojë fabrikë në Shkup

Maqedonia

Kompania gjermane "Gereshajmer" do të ndërtojë fabrikë në Shkup

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:48
Gereshajmer-AG

Kompania gjermane “Gereshajmer” AG do të ndërtojë fabrikë për plastikë mjekësore në Shkup.

Kompania kumtoi se do të fillojë me ndërtimin e fabrikës në gjysmën e parë të vitit 2019, ndërsa prodhimtaria e sistemeve të plastikës për industrinë farmaceutike dhe sektorin e teknologjisë mjekësore, duhet të fillojë kah mesi i vitit të ardhshëm.

“Do të ndërtojmë fabrikë të re në Shkup si pjesë e strategjisë sonë për zgjerim në Evropë. Maqedonia e Veriut është lokacion ideal për zgjerimin e prodhimtarisë sonë. Vendi ofron infrastrukturë të mirë, shpenzime të ulëta dhe personel të trajnuar, si dhe mbështetje të shkëlqyer nga autoritetet”, thotë Ditmar Siemsen, drejtor ekzekutiv i “Gereshajmer” AG.

Më shumë detaje për investimin e “Gereshajmer” AG pasdite në Qeveri do të japin kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat