Dy opsione për emrin e ri të ASHAM-it

Maqedonia

Dy opsione për emrin e ri të ASHAM-it

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:56
Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp deklaroi se vijojnë mirë bisedimet për riemërimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – ASHAM.

“Riemërimi do të ndodh”, ka thënë Zaev, duke shtuar se ASHAM-i duhet të vendos nëse do të jetë Akademi nacionale e shkencave dhe arteve ose Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Por, potencoi kryeministri Zaev, është shumë me rëndësi si është regjistruar akademia gjithkund nëpër botë dhe, nënvizoi, miqtë nga Greqia këtë të mos e bëjnë.

“Besoj se punët lëviz pozitivisht”, ka thënë mes tjerash Zaev.

Theksoi edhe se në vijim është zbatimi i vendimit qeveritar për riemërimin e 136 institucioneve shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat