Osmani: Nuk ekzistojnë pengesa për fillimin e negociatave me BE-në sivjet

Maqedonia

Osmani: Nuk ekzistojnë pengesa për fillimin e negociatave me BE-në sivjet

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:35
Bujar Osmani dhe Luis Marko Aguiriano Nalda

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Mbretërinë e Spanjës mbajti takim me Ministrin për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Luis Marko Aguiriano Nalda, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësuesi i shtetit në BE.

“Mes dy vendeve tona asnjëherë nuk ka pasur mosmarrëveshje politike, përkundrazi, mbështetja për integrimet tona evropiane nga ana e Spanjës paraqet vazhdimësi që i ndjek marrëdhëniet tona që nga vetë pavarësia e vendit”, theksoi Osmani në takim, duke i përcjell mirënjohje në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen nga ana e Spanjës për integrimet evropiane dhe euro- atlantike të vendit, si dhe për ndihmën bilaterale, në veçanti të theksuar nëpërmjet tuining projekteve mes dy vendeve.

Siç bënë të ditur nga SÇE, Osmani referoi edhe për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, në veçanti në sferat kyçe të sundimit të së drejtës, shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, reformat në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si bazë për Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, për të cilat Osmani shprehu besim se për cilësi do ta tejkalojë atë të vitit të kaluar, dhe do të sigurojë bazë solide para samiteve të qershorit të Këshillit të BE-së.

“Nuk ekziston më dilemë, pengesat politike për progresin tonë janë shmangur, ndërkaq dinamika e agjendës reformuese do të sigurojë pozitë të pastër për konfirmimin e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit”, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat