Zëvendësministrja greke Sia Anagnostopoulou sot viziton Maqedoninë

Maqedonia

Zëvendësministrja greke Sia Anagnostopoulou sot viziton Maqedoninë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:04
Sia Anagnostopoulou

Zv. ministrja për Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopoulou sot dhe nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Anagnostopoulou do të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut sonte dhe nesër do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.

Lidhur me vizitën e paralajmëruar nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, Zaev tha se ekziston dëshira nga të dyja palët, por nuk ka ndonjë datë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat