Mickoski: Si e mbrojtën identitetin kur ndërruan emrat e 136 institucioneve

Maqedonia

Mickoski: Si e mbrojtën identitetin kur ndërruan emrat e 136 institucioneve

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:07
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Otvoreno” në TV Alfa pyeti se si LSDM i siguron qytetarët se ata kanë ruajtur identitetin nëse ndërrohen emrat e 136 institucioneve shtetërore.

Kreu i OBRM-PDUKM-së tha se para marrëveshjes së Prespës tek OKB-ja në mënyrë të qartë figuronte populli maqedonas dhe jo qytetarë të Republikës së Maqedonisë i përkthyer në gjashtë gjuhë dhe se gjuha maqedoanse nuk ishte në fusnotë.

Në pyetjen rreth përçarjes mes reformatorëve dhe patriotëve në OBRM-PDUKM, Mickoski tha në këtë parti ka ndarje nëse do të shkohet në rrethin e parë me kandidatin e tyre me 500.000 vota apo 490.000 vota.

“Kjo është ndarja dhe debati që e kemi në OBRM-PDUKM për momentin”, tha Mickoski duke shpresuar se ky numër do të tejkalohet për shkak se punohet si ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat