Deri në fund të kësaj jave pritet të ketë takim mes Zaevit dhe Mickoskit - Bota Sot
Deri në fund të kësaj jave pritet të ketë takim mes Zaevit dhe Mickoskit

Maqedonia

Deri në fund të kësaj jave pritet të ketë takim mes Zaevit dhe Mickoskit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:09
Zoran Zaev konfirmoi se do të ketë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryeministri Zaev konfirmoi se do të ketë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deri në fund të kësaj jave.

Dialogi me opozitën është domosdoshëm për integrimet euroatlantike dhe për këtë shkak, thotë Zaev, jam i gatshëm të ulem në tryezë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për të biseduar jo vetëm rreth Ligjit për PSP-n, por edhe për zbatimin e zgjedhejeve presidenciale dhe agjendës reformuese.

OBRM-PDUKM thonë se Mickoski në takim me Zaevin do të shkojë me qëndrimin se për opozitën maqedonase është e papranueshme që prokurorja Katica Janeva të vazhdojë me udhëheqjen e PSP-së. I nevojshëm është një institucion i pavarur që do t’i hetojë hetimet si për udhëheqjen e kaluar ashtu edhe për dyshimit rreth pushtetit të tashëm.

Zaev është i bindur se ndryshimet ligjore nuk do të jenë shpëtim nga hetimet që i udhëheq PSP-ja. Afati për hetime u vendos me insistimin e OBRM-PDUKM-së në bisedimet në Përzhino, sqaron kryeministri Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...