Janushev: Me Siljanovskën fillon rënia e zavizmit

Maqedonia

Janushev: Me Siljanovskën fillon rënia e zavizmit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:58
Janueshev

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së për emisionin “Faktor” në TV 24 tha se OBRM-PDUKM kërkon sa më shpejt të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare

“Synojmë fitore në zgjedhjet për kryetar shteti, e më pastaj nuk heqim dorë nga zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, tha Janueshev.

I pyetur nëse do të marrin votat e shqiptarëve, Janushev sqaroi: “A besoni se kemi politikë kundër shqiptarëve, ne kontestojmë mënyrën se si u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve, e miratuan në kundërshtim me Kushtetutën”.

Sipas tij Zaev është në dijeni se e humb mbështetjen te maqedonasit dhe manipulon me shqiptarët, dhe kjo do t’i kthehet si bumerang në zgjedhjet presidenciale.

Në pyetjen nëse bojkotimi i zgjedhjeve është ndonjë variant i mundshëm, sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së tha se OBRM-PDUKM ka kandidat të shkëlqyeshëm dhe se Siljanovska është kryetarja më e mirë që e ka pasur Maqedonia.

“Me Siljanovskën fillon rënia e zaevizmit”, tha mes tjerash Janushev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat