Zaev, Selës: Të ka marrë malli për pushtet

Maqedonia

Zaev, Selës: Të ka marrë malli për pushtet

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:15
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur deklaratës së djeshme të kreut të ASH-së, Ziadin Sela, i cili theksoi se Zaev tërësisht ka humbur mbështetjen e tij.

“Ai ndoshta një kohë të gjatë priti për t’u bërë pushtet dhe tani asesi nuk po arrin të bëhet. Nëse ndryshon politikat e veta, mund dhe do të bëhet fuqi apo pushtet. Nëse ai dëgjon zërin e qytetarëve, ka gjithashtu baza të mira për mbështetjen e Zaevit. Ne mund ta duam apo të mos e duam njëri tjetrin, por shumë shqiptarë po mbështesin Zoran Zaevin dhe politikat e tij, dhe kjo nuk ka rënë nga qielli, kjo është për shkak të politikave tona “, tha kryeministri duke shtuar se po përpiqet të kultivojë marrëdhënie të mira me të gjitha partitë.

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dje ndër të tjera theksoi se ai e bëri Zaevin kryeministër dhe se Zaev me çdo kusht kërkoi që të bashkohet me pjesën tjetër të regjimit, BDI-në dhe bëri gjithçka që mos të fitojmë në zgjedhjet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat