Dhjetë aksidente dje në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

Maqedonia

Dhjetë aksidente dje në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:20
Foto Aksidenti

Një këmbësor dhe një drejtues i motoçikletës kanë marrë lëndime të rënda trupore, kurse gjashtë persona tjerë janë lënduar lehtë në gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka sanksionuar 34 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, gjashtë shoferë që kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 17 shoferë pa leje dhe dy fillestarë.

“Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 14 makina të paregjistruara, një makinë për mbingarkesë, ndërsa masa për parkim të parregullt janë dhënë 104. Me makinë speciale janë larguar 80 automjete”, thonë nga SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat