Mijallkovit dhe Ibraimit ju shqiptohet masa e paraburgimit, Thaçi duhet të paraqitet në Gjykatë

Maqedonia

Mijallkovit dhe Ibraimit ju shqiptohet masa e paraburgimit, Thaçi duhet të paraqitet në Gjykatë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Pas shqiptimit të aktgjykimit në rastin “Titanik 2”, ku të gjithë të akuzuarit u shpallën fajtor, Gjykata Penale ka pranuar propozimet e Prokurorisë Speciale për masa të mëtejshme për të akuzuarit.

Gjykatësi Ognen Stavren, i cili ka udhëhequr rastin “Titanik 2” tha se Sasho Mijallkovit dhe Bedredin Ibraimit ju është shqiptuar masa e paraburgimit.

Të akuzuarve tjerë si Menduh Thaçit, Aneta Stefanovska, Sasho Srcev dhe Vllatko Sajkovski, Gjykata Penale ju shqiptoi masa të përkujdesit, gjegjësisht paraqitje të rregullt në gjykatë.

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi paraburgim për Mijallkovin dhe Ibraimin, pasi siç tha, ekziston rreziku që ata të arratisen. Ndërsa për të akuzuarit tjerë kërkoi masa të përkujdesit, me arsyetimin se janë sjellur në mënyrë korrekte gjatë gjykimit.

Mijallkov sot u dënua me tre vite burg, Bedredin Ibraimi me katër vite e gjashtë muaj, Menduh Thaçi me tre vite e dy muaj, ndërsa Aneta Stefanovska, Sasho Srcev dhe Vllatko Sajkovski me nga tre vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat