Komuna e Sarajit, shënon festat e 7 dhe 8 Marsit

Maqedonia

Komuna e Sarajit, shënon festat e 7 dhe 8 Marsit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:34
Komuna e Sarajit

Me rastin e ditës së Mësuesit dhe ditës së Gruas, komuna e Sarajit, ka organizuar një pritje solemne për të gjithë mësuesit dhe mësueset, për t’u faleminderuar për kontributin që japin ata në procesin edukativo arsimor. I pranishëm ishte edhe ministri I Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ku së bashku me kryetarin e komunës Blerim Bexhetin, I uruan të gjithë për festat e 7 dhe 8 marsit. Ministri Arbër Ademi, tha se, ka një bashkëpunim të frytshëm me komunën, ku për momentin janë duke investuar në infrastrukturën arsimore, për të krijuar kushte sa më të mira për procesin edukativo arsimor.

“Ne duke e shënuar ditën e mësuesit e përkujtojmë punën angazhimin dhe sakrificën e etërve tanë të cilët dhanë kontribut dhe po japin kontribut të çmueshëm për ngritjen e arsimit shqip. Dua të theksoj se ne së bashku me komunën e Sarajit, kemi filluar ndërtimin e një salle sportive në gjimnazin e Sarajit, një sallë në Gllumovë dhe punimet ndërtimore janë duke u zhvilluar në shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë. Në të ardhmen do të vazhdojmë edhe me prioritet tjera me kryetarin Bexheti, në modernizimin e infrastrukturës në arsim”, u shpreh Arbër Ademi, ministër I Arsimit dhe Shkecës.

Kryetari I komunës, Blerim Bexheti, theksoi se nënat dhe mësueset kanë një rolë shumë aktiv në edukimin dhe emancipimin e fëmijëve dhe nxënësve, duke shtuar se komuna angazhohet maksimalisht që të përmisoj cilësinë e arsimit.

“Me shënimin e kësaj dite, ne dëshmojmë se do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në ngritjen e cilësisë, qoftë fillor apo të mesëm. Deri më tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe jam I sigurt se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ky bashkëpunim do të jetë në interes të cilësisë së arsimit dhe të gjithë se bashku të kemi një arsim sa më kualitativ. Nga duart e juaja, truri I juaj dhe mundi I juaj, do të dalin gjeneratat e ardhshme që do të jenë të përgatitura për sfidat e reja”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar I komunës së Sarajit.

Komuna e Sarajit, festat e 7 dhe 8 marsit I shënon në mënyrë tradicionale, duke respektuar mësueset dhe mësuesit për festat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat