Ekspertët: Qeveria të fokusohet në energjinë diellore

Maqedonia

Ekspertët: Qeveria të fokusohet në energjinë diellore

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:52
Energjia Diellore

Fokusi i Qeverisë për energji ripërtëritëse të jetë në diell, e jo në ujë dhe erë. Këtë e theksuan ekspertët të cilët thonë se vendi burimin e vetëm që e ka të mjaftueshëm është energjia diellore. Gjithashtu, në vend të fokusit në atë se sa para investohen në fitimin e energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse, theks patjetër duhet të vendoset edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

"Ne momentalisht përdorim 18% të energjisë nga burime ripërtëritëse. Qëllimi është që deri në vitin 2020 të jetë 20%. Por kemi edhe marrëveshje të tjera që kanë rritur përqindjet, dhe këto përqindje në rritje nuk e dinë se si dhe kur do t’i arrijmë. Por nuk jemi vetëm ne problematik, problematik janë të gjithë në Evropë, përfshirë edhe Gjermaninë”, tha Jasminka Dimitrova–Kapac.

Përveç se është e nevojshme të rritet sasia e energjisë elektrike sipas një rruge alternative, vendi duhet të punojë edhe për një stabilitet më të madh të sistemit energjetik, thonë ekspertët.

"Qëllimi është të mundësohet zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i sistemit energjetik dhe sistemit të furnizimit me energji elektrike. Duhet të shtohet prezenca e burimeve më të qëndrueshme të energjisë, sepse nëse e shohim në afat më të gjatë ajo do të mundësojë një sistem më të qëndrueshëm për sigurimin e energjisë elektrike”, pohoi Laslo Sado, ekspert i energjetikës.

Në prezantimin vjetor të raportit mbi përparimin në fushën e energjisë, kryetari i Komunitetit Evropian të Energjetikës, Janez Kopaç, theksoi më shumë kritika sesa lëvdata për vendin. Kopaç porositi se vendi në nivel vjetor, nuk do të blejë sasinë e energjisë elektrike sipas rrugës alternative, ndonëse për këtë ka buxhet më të lartë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat