Shekerinska: Mendojmë në proces të shpejtë dhe efikas të ratifikimit të Protokolit për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Shekerinska: Mendojmë në proces të shpejtë dhe efikas të ratifikimit të Protokolit për anëtarësim në NATO

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:22
Radmilla Shekerinska

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe njëherit ministres e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në kuadër të vizitës në SHBA, qëllimi i të cilës është të përshpejtohet ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, në Shtëpinë e Bardhë u takua me drejtorin për çështje evropiane Uilijam Berkli dhe me këshilltaren e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens, laura Gariel Kovan.

Shekerinska, qëndron në kumtesën e sotme të Ministrisë së Mbrojtjes, ka thënë se në takimet në Pentagon dhe në Departamentin amerikan të shtetit i është transmetuar se përgatitjet për ratifikimin e protokollit janë në vijim. Në Senat ka shpresë se procesi në SHBA do të fillojë në vjeshtë, me qëllim që ratifikimi të jetë i kompletuar para Samitit të NATO-s në Londër.

“Përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë e transmetuan mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe uruan për udhëheqjen e fuqishme dhe inspiruese – shembull për guxim, sakrificë dhe fokusim ndaj ardhmërisë së Qeverisë, e cila përmes proceseve reformuese dhe vullnetit të fuqishëm politik, siç thanë, ka siguruar argumente me të cilat e fiton mbështetjen edhe nga skeptikët më të mëdhenj”, nënvizohet në kumtesën e MM-së.

Në takimet me përfaqësuesit e lartë në Departamentin amerikan, Majkëll Marfi dhe Stenli Braun, Shekerinska mori urime për Marrëveshjen e Prespës, që e paraqet vendin tonë si “një tregim të suksesshëm për Ballkanin dhe për tërë Evropën”.

Ata lartë i vlerësuan reformat në mbrojtje dhe i vlerësuan si argumente të fuqishme për angazhimet për ratifikim më të shpejtë të protokollit.

Ndihmës sekretari në Departamentin amerikan, Majkëll Mardi potencoi se paralajmërimi për arritjen e 2 për qind nga BPV-ja për mbrojtjen dhe ndarjen e 20 për qind nga buxheti i mbrojtjes për modernizim, janë masa reformuese të cilat në SHBA kanë mbështetje edhe nga republikanët edhe nga demokratët.

Siç qëndron në kumtesë, tink tenku me ndikim “Fondi gjerman i Marshallit” ka organizuar debat me ministren Shekerinska, në të cilën ajo i ka sqaruar angazhimet për ratifikim më të shpejtë të protokollit.

“Me rëndësi është që suksesi të konfirmohet që është një mesazh i fuqishëm për rajonin”, ka thënë Shekerinska.

Vendet të cilat tani më e kanë ratifikuar protokollin tonë për anëtarësim në NATO, të gjithë janë nga rajoni, që është, nënvizoi Shekerinska, ndryshim i madh në krahasim me kohën para 20 viteve.

“Mendoj se të gjithë e mësuam leksionin se nëse dëshirojmë që vendi ynë të jetë mirë dhe të jetë i sigurt, duhet të njëjtën ta dëshirojmë edhe për fqinjët tanë. Kjo është fitore e madhe jo vetëm për ne, por edhe për rajonin, Ne mendojmë në proces të shpejtë dhe efikas të ratifikimit, presim së shpejti të bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s, punojmë shumë në reformat vendore në mbrojtje, qeverisjen e të drejtës, mediumeve, reformat në sektorin e zbulimit dhe mendojmë në BE – të ofrojë në Samitin e tyre në qershor. Suksesi i madh mund të jetë sinjal dhe shembull për rajonin”, theksoi Shekerinska.

Paraprakisht, në kuadër të vizitës në SHBA, ministrja Shekerinska ka pasur takime me kolegun e tij amerikan Patzrik Shanahan dhe me senatorët amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat