Gjeneral major Nuredini: Mbajtja e uniformës së Armatës është krenari dhe privilegj

Maqedonia

Gjeneral major Nuredini: Mbajtja e uniformës së Armatës është krenari dhe privilegj

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:48
Gjeneral major Nuredini

Betim solemn të shërbimit vullnetar  në Armatë  sot dhanë  86 ushtarë të ri,  mes të cilëve gjashtë vajza nga gjenerata e 37-të  në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles, para prindërve të tyre, familjarëve, miqve, përfaqësuesve të Shtatmadhorisë dhe të komandantëve dhe njësive të Armatës.

Tekstin e betimit solemn e lexoi komandanti i QTI – Qendrës për Trajnim Individual, nënkoloneli Muhamed Ibraimi, ndërsa pas tij betimin  njëzëshëm e përsëritën ushtarët e ri. Ata u betuan se do t’i mbrojnë lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se  në mënyrë disiplinore, me vetëdije dhe me përgjegjësi do t’i kryejnë obligimet si mbrojtës të atdheut të tyre.

Betimin e dhënë me solemnitet ushtarëve të rinj ua uroi  zëvendëskryeshefi i SHM-së së Armatës, gjeneral majori Azim Nuredini.

“Kemi hyrë në periudhën e ndryshimeve dhe fillimeve të reja,  këtë vit  flamuri ynë u gjet në tryezën e NATO-s. Hapërojmë drejt të ardhmes si pjesë e familjes  së Aleancës Veriore Atlantike. Por që të bëhemi anëtare me të drejtë të plotë, na presin sfida dhe shumë punë. Këtë vit kemi shumë aktivitete dhe njëra prej tyre është  zgjedhja e vajzave dhe djemve të rinj dhe të guximshëm për shërbim vullnetar  në afatin ushtarak”, potencoi Nuredini.

Ai potencoi se sikur gjeneratat paraprake, edhe kjo gjeneratë do të ketë mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm profesional në profesionin ushtarak dhe ta zgjedhin profesionin ushtarak si përcaktim jetësor.

Potencoi se mbajtja e uniformës së Armatës është krenari dhe privilegj, por gjithashtu edhe përgjegjësi, humanitet dhe viktimizim. Si shembull e përmendi  aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë ku katër ushtarë të Armatës, duke i zbatuar aftësitë dhe shkathtësitë e fituara, me guxim dhe mund personal  në kohë  e dhanë ndihmën gjatë tërheqjes së të pësuarve.

“Deri tani ushtarët tanë  anën humane e kanë treguar edhe gjatë ballafaqimit me zjarret e pyjeve, përmbytjet dhe katastrofat tjera  dhe ne jemi krenar  që kemi pjesëtarë të tillë në Armatë”, potencon majori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat