Niveli i papunësisë në Maqedoni është 19.4 për qind

Maqedonia

Niveli i papunësisë në Maqedoni është 19.4 për qind

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:59
Niveli i papunësisë

Niveli i papunësisë në çerekun e katërt të vitit të kaluar ka arritur në 19.4 për qind, ndërsa niveli i aktiviteteve është 59.9 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Në tri muajt e fundit të vitit të kaluar aktiviteti i lëvizjes së popullsisë në Maqedoni ishte 957.609 persona, prej të cilëve të punësuar janë 771.806, ndërsa 185.803 persona janë të papunësuar.

Aktiviteti i lëvizjes së popullsisë në çerekun e katërt të viti 2018 krahasuar me çerekun e njëjtë të vitit 2017 është rritur për 0.4 për qind, ndërsa numri i të punësuarve për 3.6 për qind. Tek të papunësuarit ka zvogëlim për 10.9 për qind, ndërsa tek lëvizja joaktive e popullsisë, gjithashtu ka rënie për 0.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat