Maqedoni, paga minimale neto rritet për 342 denarë

Maqedonia

Maqedoni, paga minimale neto rritet për 342 denarë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:27
Para

Paga minimale bruto do të rritet në 17.943 denarë, gjegjësish 12.507 denarë në neto.

Në pajtim me ligjin për pagën minimale, nga muaji prill do të fillohet me ndryshimin e pagës minimale, thonë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Për momentin paga minimale bruto është 17.370 denarë, gjegjësisht 12.165 denarë në neto. Me ndryshimet e fundit, paga minimale do të rritet për 573 denarë bruto gjegjësisht 342 denarë neto.

Sipas ligjit, paga minimale është në përputhje me një të tretën e rritjes së pagës mesatare, kostos së jetesës dhe produkteve të brendshëm bruto.

Për rritjen e pagës minimale mendimin e saj e dha sot edhe Këshilli Social Ekonomik, në të cilën përveç përfaqësuesve qeveritarë morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave dhe punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat