Pendarovski paraqet ankesë në polici se ndiqet nga shërbime të inteligjencës

Maqedonia

Pendarovski paraqet ankesë në polici se ndiqet nga shërbime të inteligjencës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:51
Stevo Pendarovski

Kandidati konsensual për president, Stevo Pendarovski ka konfirmuar se sot ka ngritur ankesë deri tek policia se vazhdimisht ndiqet nga disa persona të shërbimeve të inteligjencës, për të cilët thotë se janë të afërt me opozitën.

Në pyetjen se ka dorëzuar ankesë, Pendarovski për “Makfax” tha se “Po, sot deri tek SPB Shkup”.

Nga MPB nuk kanë dhënë informacione nëse ka arritur deri tek ata ndonjë ankesë nga Pendarovski.

Pendarovski më herët kishte deklaruar se që kur është zgjedhur si kandidat për president, është ndjekur nga shërbime të inteligjencës.

Kandidatja për presidente nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova, para disa ditëve i bëri thirrje Pendarovskit që rastin ta paraqesë në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat