LSDM: Për ekonomi të fuqishme: Rritje të BVP-së për 3.7%

Maqedonia

LSDM: Për ekonomi të fuqishme: Rritje të BVP-së për 3.7%

Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:57
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi thonë “pas stagnimit, ekonomia në vitin e kaluar ka lëvizur në drejtim të mirë”.

“Konfirmim për atë se shkojmë në ekonomi të fuqishme është rritja e bruto produktit vendor prej 3.7% në tremujorin e fundit të vitit 2018”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së rritja e BVP-së në vitin 2018 është vërtetim se politikat ekonomike të Qeverisë udhëhequr nga LSDM japin rezultate të dukshme dhe reale.

“Krahas BVP-së në vitin 2018 është shënuar rritje rekorde e investimeve të huaja prej 624.5 milion euro, ndërsa rritja e prodhimtarisë industriale në vitin 2018 është më e madhe gjatë shtatë viteve të kaluara”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM, këto të dhëna zyrtare e konfirmojnë suksesin dhe angazhimin e pushtetit për të siguruar rritjen ekonomike, më shumë investime, hapje të vendeve të punës, dhe me këtë, siç thonë nga LSDM, në shumë para te qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat