Dimitrov: Mendojmë për gjeneratat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme

Maqedonia

Dimitrov: Mendojmë për gjeneratat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme

Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:58
Nikolla Dimitrov

Siç raportojnë nga AIM, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në intervistën për gazetën greke “Efimerida ton Syntakton” tha: “kthyem një faqe, jemi tërësisht në një epokë të re, por kjo faqe është e bardhë dhe ne duhet ta shkruajmë”.

I pari i diplomacisë sqaron se tani ekzistojnë shumë sfida, si ato praktike, që kanë të bëjnë më ndërrimin e emrit, e më pastaj me sfidat që lidhen me zbatimin e pjesës së dytë të marrëveshjes siç është bashkëpunimi dhe miqësia.

“Besoj fuqishëm se aleatë natyror. Jemi fqinj, në Evropë jemi, Greqia është vend më i madh, megjithatë në botën bashkëkohore të gjithë mund të marrin mbështetje”, thotë Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme thotë se politikanët që janë në pushtet së pari duhet të mendojnë për interesin e shtetit e më pastaj për interesin partiak.

“Në këtë kohë, në botë nuk ndodh shpesh të shohësh politikanë që më shumë mendojnë për gjeneratat e ardhshme, dhe më pak në zgjedhjet e ardhshme”, shton Dumitrov për “Efimerida ton Syntakton”.

Ai në intervistë sqaron se marrëveshja e Prespës nuk është marrëveshje mes dy partive, por dy qeverive dhe dy shteteve dhe se ekziston obligim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat